Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka cilësuar si lajm të mirë për vendin vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, për një kohë shumë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht me regjimin e vizave.
“Ne kemi mbetur i vetmi vend në Evropë qytetarët e të cilit nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Sçengen. Kjo e ka një arsye: ndërlidhja e liberalizimit me politikën në Kosovë, veçanërisht dialogun me Serbinë. Kjo padrejtësi ishte e paprecedent e si rrjedhojë ka vonuar vendimet që do të duhej të mirreshin kohë më parë.”, ka shkruar Molliqaj në një postim në facebook.
“Si do që të jetë, vendimin e Këshillit të Ministrave sot mirëpresim me shpresën që edhe proceset e procedurat e tjera të nevojshme të përfundojnë me shpejtësi.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/