Nouman Ali Khan
(Përkthyer nga Xhemail Çupi)
Ju nuk keni dashur të bëni gjënë e gabuar. Asnjëherë nuk keni menduar se do të përfundoni kështu. Gjithmonë keni pasur ndërgjegjen tuaj. Por pastaj çfarë ndodhi? Ju përjetuat lëndime, poshtërime, degradime, shkelje, përjashtim nga puna, pandershmëri, tradhëti, manipulime, frikësime, ndjenjën e pavlefshmërisë dhe të qenurit i keqpërdorur. Ju i keni provuar të gjitha këto bashkërisht ose disa prej tyre ose vetëm ato gjëra që janë të mjaftueshme sa për t’ju bërë të ndiheni sikur keni nevojë të shkëputeni nga burgu që dikush ju ka mbajtur brenda.
Kjo dëshirë për të qenë i lirë në fillim ishte e justifikuar. Pasi ti ishe një qenie njerëzore, jo e keqe. Në atë moment, kur u ndjeve sikur ishe në qoshe, mbyteshe dhe nuk mund të duroje më, është ai moment që ti i the vetes për herë të parë, që do të bësh atë që do të lumturojë. Ti nuk do të bësh zgjedhje të diktuara nga ndikimi i dikujt.
Kjo dëshirë për të qenë i lirë ishte si një cunami që shtyp gjithçka në rrugën e saj. Ishte si një tenxhere e zier dhe kapaku i saj thjesht dëshiron të fluturojë përnjëherë. Në atë kohë shpërthyese dhe të pambrojtur, ju nuk mund të dëgjonit madje as britmat e shpirtit tuaj. Zemra juaj dëshironte lehtësim dhe shpirti duhej tja lironte vendin. Ose kështu të paktën i thatë vetes.
Djalli ndërhyri në këtë moment vendimtar. Ai ju tha se është në rregull të gjesh rehati të padëmshme tek diçka ose dikush. “Ju nuk po bëni diçka shumë të gabuar. Ju jeni thjesht një njeri, prandaj gjithçka është në rregull”, ju tha ai. Dhe mbase nisi si diçka e pafajshme. Një lloj mundësie për të marrë frymë kur pjesa tjetër e jetës ndjeu sikur po mbyteshe. E si mund të gaboni që dëshironi të dilni për të marrë frymë?!
Por ai qëllim fillestar i mirë dhe vetëm njerëzor, nga një hap i vogël u bë një seri hapash, madje një migrim, pa dijeninë tuaj, larg Allahut. Ndërgjegjja juaj, ndërsa ishte akoma gjallë, ishte në koma. Shpirti yt ishte aty. Ju ende po luteshit. Por ju nuk mund të ndjenit. Ose edhe nëse mund të ndjenit një dridhje të vogël shpirtërore, nuk mund ta lejoje atë dridhje të të bëjë të ndryshosh drejtim. Djalli, dhe përfundimisht ju, filluat t’i thoni vetes që nuk mund të ndihmoheni që jeni mbërthyer kaq keq.
Lidhjet për gjërat e gabuara veçse u formuan. Varësitë u formuan. Ju tashmë jeni ngurtësuar. Por diku aty kishte një lloj arratisje. Ju ndiheshit fajtor, por filluat të gënjeni veten se Allahu e kupton. Ju filluat t’i thoni vetes që nuk mund të ndryshoni. Vetëm Allahu mund të sjellë një lloj ndërhyrje hyjnore dhe atëherë ju do të ktheheni në dritë.
Dhe kështu ju goditët fundin. Allahu vendosi të ju zgjojë ose përmes një ndërhyrjeje brenda zemrës suaj ose përmes një përvoje të vështirë në jetën tuaj që ju tërhoqi mbrapa. Ti e kuptove që e le zemrën tënde të pacenuar ta mbytë shpirtin për një kohë të gjatë. Ju shikoni prapa në spiralen e rënies suaj dhe pyesni veten çuditshim: “si mund të kisha qenë unë ai?” Dhe atëherë ju zhvilloni një lloj urrejtjeje ndaj vetvetes duke thënë: “Unë jam i neveritshëm”.
Vetëm në atë gjendje të mbytjes, nën shtresat e një oqeani të thellë, me re të stuhishme sipër, ndërsa e gjeni veten në një vend të vetmuar dhe të errët, Allahu ju thotë:
ۗ وَمَن لَّمْ يَجْعَلِ اللَّهُ لَهُ نُورًا فَمَا لَهُ مِن نُّورٍ
“Dhe kujtdo që Allahu nuk do t’i siguronte dritë, për të nuk mund të ketë asnjë dritë”.