Në vigjilje të muajit të dalluar të Ramazanit, sipas kalendarit islamik, aktivistë të ndryshëm kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes për sa u përket produkteve serbe, shkruan Fol Drejt.
Përderisa kampanja “Mos bli prodhime serbe”, po vijon, edhe një herë është bërë thirrje për sa u përket këtyre produkteve, sidomos tash me fillimin e muajit Ramazan.
“Jemi në prag të muajit të Ramazanit andaj mos e rreziko agjërimin tënd duke e dëmtuar me prodhime serbe. E ke rastin që të agjërosh edhe ndaj produkteve serbe” – ka bërë thirrje një qytetar.
I njëjti i cili ka kërkuar një ndërgjegjësim qytetar më të lartë për sa i përket kësaj çështjeje ka shkruar se:
“Ata që e kuptojnë fenë, duhet me ditë që edhe fetarisht është e ndaluar mbështetja ekonomike ndaj një armiku që ta cenon sigurinë, jetën dhe vendlindjen tende.
Kjo vlen edhe për ata që organizojnë iftare por edhe nëse planifikojnë me organizu iftar në ndonjë restorant, duhet me ja bërë kusht që pijet dhe ushqimi të jenë zero serbe.”/FolDrejt/