Në Maqedoni sot do të mbizotërojë kohë me vranësira dhe me reshje dëbore, posaqërisht pasdite. Reshje të borës pritet të ketë në veçanti në pjesën jugore dhe perendimore të vendit.
Era do të fryjë në drejtimin verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -9 deri 1 gradë ndërsa ajo e ditës prej 1 deri 5 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -2 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 1 gradë Celsius.
Nesër pritet që temperatura të ulet deri në -14 gradë celsiuz.