Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales./FolDrejt/