Mot i vranët dhe me reshje shiu me intensitet mesatar e deri në intensitet të lartë është parashikuar të jetë dita e sotme nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Por, nuk përjashtohet mundësia të kemi vërshime, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 15-17 gradë celsius./FolDrejt/