Gjatë kësaj jave pritet të mbaj mot shumë i ngrohtë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, çka rekomandohet të kihet kujdes, shkruan Fol Drejt.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar kushte të motit kryesisht me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Herë pas here mund të ketë edhe vransira të pakta kalimtare.
Në disa pjesë të vendit mund të ketë edhe net tropike, kur temperatura minimale nuk zbret nën 20C.
Sot do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./FolDrejt/