Mëngjes me ngrica e mesdite pranëverore ka parashikuar për sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius.
“Në mëngjes në shum vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike” , thuhet në njoftimin e IHMK-së./FolDrejt/