Me shi e me vranësira të dendura është parashikuar të jetë moti për sot, duke u rrezikuar kështu pjesët veriore e perëndimore nga vërshimet.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, transmeton Fol Drejt.