Nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshit, është bërë e ditur se deri më tani 20 vetura kanë bërë konvertimin prej targave ilegale në ato RKS.
Fetoshi në profilin e saj ka shkruar se interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar që nga dita e parë. Ajo madje thotë së vetëm në 3 ditët e fundit 5 vetura kanë bërë kalimin në targat legale, transmeton Fol Drejt.
Duke njoftuar se të gjitha Qendrat e Regjistrimit Civil janë në dispozicion, zëdhënësja Fetoshi ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për t’i regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore në vlerë deri në 5000 euro./FolDrejt/