Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se MPJD dënon sulmin me gurë ndaj autobusit me mërgimtarë që ndodhi dje në Serbi, raporton Fol Drejt.
Gashi njoftoi se nuk ka të lënduar, por që MPJD është e shqetësuar nga ky sulm.
“Dje një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe i dënojmë motivet e këtij agresion”, shkroi ajo në Twitter.
Ajo shtoi se Republika e Kosovës kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe diasporës së saj.
“Është e qartë se regjimi i Vuçiqit dhe predikimi i tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende aktiv me pasoja potencialisht të rënda”, përfundoi Gashi. /FolDrejt/