fbpx
  • TË FUNDIT
Ministrja Gërvalla: Punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar

MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

14 Janar, 2023
VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro

VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro

4 Shkurt, 2023
VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës

VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës

4 Shkurt, 2023
Nuk mund të flini? Ka disa metoda për ta zgjidhur problemin tuaj

Pse na duket sikur biem nga lartësia kur jemi në gjumë?

4 Shkurt, 2023
Padi gjyqësore ndaj Kinës rreth patentave teknologjik

Kina kërkon qetësi mbi balonën ‘spiune’ në hapësirën ajrore të SHBA

4 Shkurt, 2023
Turqia: Qytetarët tanë këshillohen të shmangin udhëtimet në rajonet kufitare të Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus: Suedia po rrezikon ‘qëllimisht’ anëtarësimin e saj në NATO duke lejuar provokimet terroriste

4 Shkurt, 2023
Zëvendësimi i gazit rus në Evropë, sfidues në afat të shkurtër

Azerbajxhani planifikon që deri në vitin 2027 të dyfishojë eksportet e gazit

4 Shkurt, 2023
Prishtinë/Tenton ta rrëmbejë një person, arrestohet nga policia, konfiskohet një thikë dhe substanca narkotike

Më shumë se 2000 burra u arrestuan për organizimin dhe kryerjen e martesave të paligjshme të fëmijëve në Indi

4 Shkurt, 2023
Filloi festivali i borës në qytetin japonez të Sapporos

Filloi festivali i borës në qytetin japonez të Sapporos

4 Shkurt, 2023
Pas orës 22:00 ndërpritet ndriçimi i jashtëm i godinave në Shqipëri, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike

Denis Schmihal: Nuk ka energji elektrike në Odesa për shkak të dëmtimit të nënstacionit

4 Shkurt, 2023
Një adoleshente është vrarë nga një peshkaqen në lumin Swan në Australi

Një adoleshente është vrarë nga një peshkaqen në lumin Swan në Australi

4 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E diel, 5 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

MPJD: Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

3 javë më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Ministrja Gërvalla: Punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e shohim të nevojshme publikimin e kësaj komunikate, ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, transmeton Fol Drejt.

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit.

Në muajin shtator të vitit 2022, nga vetw Sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i cili konfirmon qartë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Lexoni edhe..

Tiranë: Arrestohet 40-vjeçarja që drejtonte bandën e shpërndarjes së drogës

Për 24 orë në Kosovë 1918 gjoba trafiku, 40 aksidente, 20 të arrestuar

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Siç deklaron tutje kjo Ministri, nga lobimi i përbashkët me delegacionin e Parlamentit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për herë të parë në historinë tonë është siguruar e drejta e fjalës për delegacionin e Republikës së Kosovës dhe kjo e drejtë është shfrytëzuar përgjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare.

“Para dorëzimit të aplikimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe përgjatë lobimit të pandërprerë ka siguruar mbështetjen të gjërë për ta kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit. Kjo situatë ka rezultuar edhe në angazhim konkret të një numri të vendeve anëtare mbështetëse për t’i kaluar pengesat përgjatë këtij procesi të anëtarësimit. Këto fakte, përveçse nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë vërtetuar edhe nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës.

Qytetarët e shteteve demokratike të Evropës, e kanë të drejtën e pamohueshme për të pasur çasje në instrumentet e Këshillit të Evropës, veçanërisht në Gjykatën Evropianë për të Drejtat e Njeriut (Gjykata e Strasburgut). Kjo e drejtë e qytetarëve të shtetit më demokratik në rajon, me progres të jashtëzakonshëm në sundimin e ligjit dhe reformave në drejtësi, nuk mund të kushtëzohet nga procese të tjera që nuk janë standarde të Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e kësaj Ministrie.

“Është e rëndësishme të sqarohet se janë tre faza të votimit për anëtarësim të një vendi në Këshillin e Evropës. Në fazën e parë, Komiteti i Ministrave fillon procedurën e anëtarësimit. Në fazën e dytë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendos standarde relevante dhe jep rekomandimin për anëtarësim. Në fazën e tretë, Komiteti i Ministrave vendos pas opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Aplikimi i Republikës së Kosovës është në fazën e parë. Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Evropës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka thyer status-quo e dëmshme të ndalimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata dhe instrumente ndërkombëtare dhe po angazhohet që Republika e Kosovës të anëtarësohet në organizata nga të cilat qytetarët e Republikës kanë përfitimet më të mëdha. Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është i pakthyeshëm dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të angazhohet që faza e parë të kalohet sa më parë”, shtohet tutje./FolDrejt/

Tags: KosovaFol Drejtkëshilli i evropësMPJD
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mehaj: Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara

Lajmi tjetër

Kishida: Japonia, SHBA dhe Evropa duhet të veprojnë së bashku ndaj Kinës

Të ngjajshme

Tiranë: Arrestohet 40-vjeçarja që drejtonte bandën e shpërndarjes së drogës
LAJME

Tiranë: Arrestohet 40-vjeçarja që drejtonte bandën e shpërndarjes së drogës

4 Shkurt, 2023
Dyshon se e bija me të meta psikike po i keqpërdoret seksualisht, babai denoncon rastin në polici
KOSOVË

Për 24 orë në Kosovë 1918 gjoba trafiku, 40 aksidente, 20 të arrestuar

4 Shkurt, 2023
Në Klinë arrestohet burri pasi rrahu të birin e tij të mitur
KRYESORE

Në Klinë arrestohet burri pasi rrahu të birin e tij të mitur

4 Shkurt, 2023
Pesë të burgosur e bëjnë për spital një të burgosur tjetër në Burgun e Dubravës, rasti po hetohet
KRYESORE

Pesë të burgosur e bëjnë për spital një të burgosur tjetër në Burgun e Dubravës, rasti po hetohet

4 Shkurt, 2023
Malishevë: Një burrë kafshohet nga qeni
KRYESORE

Në fshatin Mogillë të Kllokotit dy persona rrahen e bëhen për spital për një qen, policia po merret me rastin

4 Shkurt, 2023
Prindi nga Podujeva e raporton të zhdukur në polici vajzën e tij
KRYESORE

Në Podujevë e mitura del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

4 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • VIDEO/ Kjo është arsyeja pse u përjashtua Casemiro 4 Shkurt, 2023
  • VIDEO/ Goli i Messit i cili e dërgoi PSG-në në tetë pikë para Marsejës 4 Shkurt, 2023
  • Pse na duket sikur biem nga lartësia kur jemi në gjumë? 4 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}