fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Mungesa e njohurive të bizneseve mbi MSA-në ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre biznesor

Mungesa e njohurive të bizneseve mbi MSA-në ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre biznesor

6 Shtator, 2018
Rreziku që Rusia ta ndërpresë furnizimin me gaz, pason thirrja për gjendje gatishmërie në Evropë

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

17 Gusht, 2022
Pejë/Sekustrohen 105 thika të llojeve të ndryshme, boksa e shufra metalike

Pejë/Sekuestrohen 105 thika të llojeve të ndryshme, boksa e shufra metalike

17 Gusht, 2022
Lojtarit serb s’po i lejohet hyrja në SHBA shkaku i mosvaksinimit, Grenell i del në mbrojtje, e kritikon administratën Biden

“Kam besim se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte ende President”

17 Gusht, 2022
Lëshohen dy raketa detare nga Koreja e Veriut

Lëshohen dy raketa detare nga Koreja e Veriut

17 Gusht, 2022
Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Ballkan, deklarohet IKSHPK-ja për situatën në Kosovë

Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Ballkan, deklarohet IKSHPK-ja për situatën në Kosovë

17 Gusht, 2022
Kërkesa për ndalimin e vizave për rusët, kancelari gjerman kundërshton, thotë se ka njerëz që duan të ikin nga Rusia sepse nuk pajtohen me regjimin

Që nga shtatori, Finlanda do të pranojë vetëm 10% të aplikimeve për viza të turistëve rusë

17 Gusht, 2022
Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

17 Gusht, 2022
Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

17 Gusht, 2022
“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

17 Gusht, 2022
I gjetën marihuanë në portofol, përfundon në pranga një femër në Pejë

Sekuestrohen substanca narkotike në Dubravë

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Mungesa e njohurive të bizneseve mbi MSA-në ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre biznesor

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Mungesa e njohurive të bizneseve mbi MSA-në ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre biznesor

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është marrëveshja e parë kontraktuale mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës ndikimet e së cilës vërehen drejtpërdrejt në aktivitetin biznesor të ndërmarrjeve në sektorin privat në vend. Pavarësisht rëndësisë së madhe të saj në zhvillimin ekonomike të vendit, bizneset vazhdojnë të kenë njohuri mjaft të pakta mbi përfitimet dhe procedurat e kësaj marrëveshje. Ky ishte konkluzioni kryesor nga prezantimi i studimit të realizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi MSA-në, projekt i financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, tha se MSA nuk është e rëndësishme vetëm se përbën aktin e parë kontraktual mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian por edhe pse ka ofruar një mundësi të re në aspektin e eksporteve për prodhuesit nga Kosova.

Lexoni edhe..

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zeka tha se Oda Ekonomike Amerikane ka qenë e angazhuar rreth MSA-së që në periudhën e negocimit të saj, duke ofruar propozimet e saj për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës. Ai shtoi se derisa marrëveshja po shfrytëzohet nga ana e kompanive tregtare, gjë që po reflektohet edhe në statistikat e tregtisë së jashtme, respektivisht të atyre të importit nga vendet e BE-së.

Ndërsa Fatmir Curri, drejtor i Programit për Grantdhënie në Fonadacionin Kosovar për Shoqëri Civile, tha se synimi i realizimit të këtij projekti ka qenë identifikimi i sfidave dhe problemeve të bizneseve në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ai falënderoi Odë Amerikane për ndihmën dhe seriozitetin e treguar në zhvillimin e këtij studimi.

Visar Hapçiu, udhëheqës i Institutit për Hulumtime Ekonomike në Odën Ekonomike Amerikane, shpalosi të gjeturat nga anketa e realizuar me 500 biznese në 7 rajone të ndryshme të Kosovës e cila ka analizuar nivelin e njohurive të bizneseve në vend mbi MSA-në si dhe ndikimet që kjo marrëveshje ka pasur deri tani në afarizmin e tyre.

Hapçiu njoftoi të pranishmit se bizneset e anketuara janë shprehur të kënaqura në vlerësimin e reformave në mjedisin fiskal, e po ashtu edhe procedurave doganore. Ai përmendi si shqetësuese nivelin e vogël bizneseve të cilat janë shprehur se kanë njohuri mjaft pak mbi MSA-në, duke përfunduar se duhet të punohet më shumë në rritjen e dialogut mes sektorit publik dhe atij privat për të pasur rritje të kapacitetit konkurrues të ndërmarrjeve.

Bedri Hamza, ministër i Financave, përgëzoi Odën Amerikane mbi studimin e zhvilluar duke thënë se publikime të tilla na ndihmojnë të adresojmë çështje të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në operimet e bizneseve.

Hamza shtoi se rekomandimet e dhëna nga asociacionet e bizneseve kanë ndikuar në implementim e duhur të reformave të reja në politikat fiskale të cilat kanë lehtësuar procesin e të bërit biznes në Kosovë. Po ashtu, ai përmendi zhvillimin e ligjeve të reja, si ligjin e tatimit në të ardhurat e korporatave si dhe në të ardhurat personale, duke shtuar se ministria që ai drejton do të punojë vazhdimisht në lehtësira të tjera për komunitetin biznesor.

Kujtim Gjevori, kryesues i Komitetit të Prodhimit në Odën Ekonomike Amerikane, tha se duhet të rritet dialogu mes sektorit privat dhe atij publik në mënyrë që të mbrohen produktet vendore në tregjet ndërkombëtare.

Gjevori parashtroi prioritet e identifikuara të komitetit prodhues të Odës Ekonomike Amerikane, duke shtuar se duhet të adresohen edhe më tej vështirësitë e prodhuesve vendorë që të krijohen vende të reja të punës e njëkohësisht edhe rritje të eksporteve.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Reduktimet e rrymës për ditët në vijim

Lajmi tjetër

Ministria e Punës nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë

Të ngjajshme

Rreziku që Rusia ta ndërpresë furnizimin me gaz, pason thirrja për gjendje gatishmërie në Evropë
EKONOMI

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

17 Gusht, 2022
Shqipëria ndihmon Kosovën dimrit e kjo Shqipërinë verës, kjo është skema e shkëmbimit energjetik Kosovë-Shqipëri
EKONOMI

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

16 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë i reagon LDK-së, sqaron mbi investimet kapitale
EKONOMI

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

16 Gusht, 2022
Vendoset përfundimisht nëse do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë
AKTUALE

Që nga sot do të përballemi me reduktimet e rrymës

15 Gusht, 2022
E ka të pamundur t’i përballojë faturat e rrymës, 51-vjeçarja shfrytëzon qendrat tregtare si vende për ngrohje
EKONOMI

Pasojat e thatësirës së madhe/Ekspertët tregojnë rrezikun për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë

13 Gusht, 2022
Turqia siguron të ardhura prej 117 miliardë euro nga aeroporti i Stambollit
EKONOMI

Turqia siguron të ardhura prej 117 miliardë euro nga aeroporti i Stambollit

13 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM