Seanca e sotme ka përfunduar pas mungesës së kuorumit.
Në Kuvendin e Kosovës ishin të pranishëm vetëm 60 deputetë dhe kjo ka pamundësuar që punimet e seancës të vazhdojnë më tej.
Si rrjedhojë, i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se të gjitha pikat e mbetura do të shqyrtohen në seancat e radhës./FolDrejt/