Seanca e sotme parlamentare i ka mbyllur punimet para kohe.
Për shkak të mungesës së deputetëve, përkatësisht për mungesë kuorumi, seanca nuk i ka vazhduar punimet, shkruan Fol Drejt.
Edhe pas një pauze të gjatë, në kuvend nuk u kthyen më shumë se 53 deputetë, çka ishte e pamjaftueshme.
Disa deputetë opozitarë janë parë në protestën e sotme që u mbajt nën thirrjen për lejimin e tërheqjes së 30 %-dëshit nga TRUSTI.
Ua kujtojmë se në rend dite ishte shqyrtimi i disa projektligjeve./FolDrejt/