Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk zbuloi dokumentet se si ish-administrata ka censuruar lajmet për Hunter Biden, djalin e Biden-it me kërkesë të ekipit të presidentit amerikan Joe Biden pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020.
Musk, përmes përdoruesit të Twitter-it, Matt Taibbi i cili njihet si gazetar i pavarur zbuloi shkresat censuruese mes demokratëve dhe ish-administratës së Twitter-it, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nga Musk janë ndarë shkresat se Taibbi ka postuar me titull “Dosjet Twitter” dhe të cilat përfshijnë mesazhet mes punonjësve të Twitter-it.
Taibbi i cili ka bërë një sërë twitesh duke u nisur nga dosjet që mori nga Musk, vuri në dukje se Twitter-i u krijua me qëllimin e një komunikimi jashtëzakonisht të lirë por që me kohën për arsye sigurie në platformë duhej të shtoheshin mekanizma të ndryshëm kontrolli.
“Aplikacionet e zhvilluara kundër përpjekjeve të tilla si mashtrimi financiar, fituan një dimension manipulativ me kohën”, theksoi Tabibi duke bërë të ditur se nga jashtë erdhën kërkesa për ndërhyrje ndaj përmbajtjeve në platformë dhe se administruesit i përmbushën këto kërkesa.
Duke ndarë pamje të ekranit të një e-maili, Tabibi ka shkruar se kur erdhi 2020 kërkesat për të fshirë postimet nga Twitter-i të shumë aktorëve nga politikanët, të famshmit dhe deri tek kompanitë u bënë rutinë.
Gjatë garës presidenciale 2020 ekipi i Biden-it i përcolli kompanisë fshirjen e shumë linqeve të postimit, tha Taibbi, i cili në postimin e një pamje të ekranit vërehet se një prej punonjësve të kompanisë ka dërguar mail-in se “Ka edhe shumë gjëra që duhet të shqyrtohen nga ekipi i Biden-it” dhe se ka marrë përgjigjen që “u shqyrtua”.
Dosjet janë shqyrtuar dhe ka pasur kërkesa nga demokratët dhe nga republikanët, tha Taibbi duke shtuar se ata që u pritën pozitivisht ishin më shumë demokratët.
Taibbi rikujtoi se më 14 tetor 2020 gazeta “New York Post” publikoi dosjet e zbuluara që u siguruan nga përmbajtja e laptopit të Hunter Biden dhe se duke u bazuar në shkresat mes drejtuesve të Twitter-it, kompania ka hequr linqet lidhur me këto lajme dhe se për këtë, postimeve u shtoi paralajmërimet “nuk është e sigurtë”.
“Madje deri në atë ditë, për këtë lajm ata aplikuan edhe programin shtojcë (Plug-in), i cili përdorej për postime të tilla si pornografitë e fëmijëve i cili pengon publikimin e tij përmes mesazheve direkte”, potencoi Taibbi.
“Edhe llogaria e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Kaleigh McEnany në atë periudhë u bllokua për shkak se bëri tweet rreth lajmit në fjalë”, tha Taibbi i cili ka ndarë dokumente se kjo shkaktoi tensione mes ekipit të fushatës së ish-presidentit Donald Trump dhe ekipeve të sigurisë dhe ekipeve të politikave të komunikimit të kompanisë.
Taibbi tha se administrata e Twitter-it ka pretenduar se lajmi për Hunter Biden është hequr si nevojë e politikës së kompanisë për “material të siguruar pa autorizim” por që në shkresa tregohet se edhe kjo është prodhuar si justifikim më pas./FolDrejt/