Elon Musk nuk dorëzohet në planet e tij. Pas më shumë se shtatë muajsh nga dështimi i tentativës së parë, ai ka rinisur testimin e anijes kozmike “Starship”.
Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është larguar nga baza e lëshimit në Teksas për herë të dytë, me një zhurmë masive teksa 33 motorë në përforcuesin Super Heavy e nxisin atë drejt qiellit.
Herën e parë anija shpërtheu pak minuta pas nisjes dhe u rrëzua në Gjirin e Meksikës. Anija ” Starship” është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk.
Ajo është e projektuar të ketë pothuajse dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori. Synimi është që SpaceX të niset në drejtim të lindjes, për të përfunduar pothuajse një qark të globit.