Ceo i prodhuesit amerikan të makinave elektrike “Tesla” Elon Musk ka shkelur ligjin federal të punës kur shkroi në Twitter se punonjësit e asaj kompanie do të humbasin mundësinë për të marrë aksione nëse i bashkohen një sindikate, tha gjykata, transmeton Fol Drejt.
Gjykata e Apelit e Rrethit të Pestë të SHBA-së, me seli në New Orleans, mbështeti një vendim të Bordit Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës të SHBA-së që konstatonte se postimi i Musk në vitin 2018 përbënte një kërcënim të paligjshëm që mund të dekurajonte punëtorët të bashkoheshin me një sindikatë dhe urdhëroi Mask ta fshinte atë mesazh, raporton Guardian, përcjell Fol Drejt.