31 Mars 2017 (MINA) Që nga kohët e arta të Kalifatit Islam në Al-Andalus, muslimanët janë pjesë integrale e komunitetit Spnajoll pavarësisht sfidave të ndryshme që ata i hasin nga periudha e inkuzicionit Spanjoll më 1478.
Megjithatë Muslimanët janë prezent këtu prej disa shekujve, numri i tyre as për sëafermi nuk mund ti afrohet numrit të muslimanëve në shtetet e tjera Evropiane sipas cenzusit të fundit në vitin 2015 muslimanët numëronin rreth 1.8 milion.
Duke folur në KUNA rreth kësaj qështje, sekretari i federatë s së shoqërive islame në Spanjë Riyaj Tartari tha se aktulisht komuniteti Spanjoll i ka mirëpritur shumë mirë muslimanët në aspekt general pavarësisht disa akteve të islamaofobisë të cilat nodhin herë pas here.
Problemi i përbashkët është se muslimanët frigohen se këto akte mund të rriten përshkak të influencës nga shtet e tjera fqinje, tha Tartari i cili pohoj se federata nga ana e saj do të vazhdojë të denoncojë aktet terroriste të kryera në emër të Islamit.
Sfidat e tjera përfshijnë vështirësit për ti mësuar fëmijët musliman në shkolla me materiale me orientim Islam, një fakt që kundërshton privilegjet e dhuruara për minoritetet e tjera në disa regjione të Spanjës thonë zyrtarët duke potencuar se muslimanët janë poashtu qytetar të shtetit me të drejta të njejta me të tjerët.
Tartari poashtu theksoi se Muslimanët kanë vështirësit që ata të themelojnë varreza Islame, ai shtoi se federata është duke shikuar për mënyrat për të caktuar së paku nga një varr musliman në secilën provincë të Spanjës.
Sipas federatës, komuniteti më i madhë musliman në Spanjë është ai në Kataluni me rreth 510,500 musliman pastaj ai I Andalusisë me 300,500, ai i Madridit me 279, 000 si dhe ai i Valencias me rreth 200,600 musliman.
Burimi:Mi’raj Islamic News Agency (MINA)
Përktheu:Galdim Ajeti