Në përballjen e parë për këtë sezonë mes Arsenalit dhe Liverpulit u përballën tre shqiptarë gjithashtu. Skondran Mustafi dhe Granit Xhaka në njërën anë dhe Xherdan Shaqiri në anën tjetër, respektivisht. Përballja mbaroi 1:1, ndërsa vlerësimi sipas sofascore.com është si vijon: Mustafi është notuar me 7.8 për paraqitjen e tij në këtë takim, njëherësh edhe nota më e lartë te topçinjtë, Xhaka u vlerësua me notë 7.6, kurse, Xherdan Shaqiri që u fut në lojë në vend të Roberto Firminos në 10 minutat e fundit, mori vlerësimin 6.6 për kontributin e tij, njofton foldrejt.com.
Nota më e lartë te Liverpooli me notën 7.9 ishte kapiteni James Milner, që edhe e shënoi golin e parë.