Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka deklaruar se janë duke u përpjekur që raketën e re ta lëshojnë të shtunën për t’u nisur drejt Hënës.
Raketa kishte për t’u nisur dje por u anulua, pasi kishte probleme njëri nga katër motorët.
Pas shqyrtimit të të dhënave, inxhinierët besojnë se tani e dinë se ku ishte problemi.
Nisja e së shtunës do të jetë në ora 14:17 me orën lokale në ShBA në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida.
Kontrollorëve do t’u jepen dy orë për të hequr raketën nga Toka./BBC/