Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Angus Lapsley i bëri thirrje sot Kinës, si një fuqi globale, të jetë më transparente kur bëhet fjalë për grumbullimin e armëve bërthamore.
Ai tha në konferencën e sigurisë Shangri-La në Singapor se NATO është e gatshme të bisedojë me Pekinin për këtë çështje.
“Si një fuqi globale, Kina ka përgjegjësinë të jetë më transparente,” tha Lapsley, duke shtuar se shkalla dhe ritmi i rritjes së Kinës “është vërtet befasues”, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.