Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se ia kanë transferuar ministrisë së Ekonomisë 40 milionë euro për mbështetjen e ndërmarrjes publike KOSTT.
Sipas Muratit, po bëhet duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare nëpër të cilën po kalon KOSTT-i ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike – ENTSO.
Sipas Muratit, në kuadër të kësaj, “kërkesa ka qenë për ndarjen e mjeteve për mbështetje në kuadër të ndërmarrjeve publike dhe sipas masës 4.6 që parasheh mbështetjen për ndërmarrje publike aprovohet ndarja e 40 milionë eurove që merren nga nënprogrami i Ringjalljes Ekonomike”./FolDrejt/