Bordi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) miratoi iniciativën në vlerën 5 miliardë euro për të mbështetur kompanitë e prodhimit të pajisjeve të energjisë së erës në Evropë, njoftoi banka.
Financimi është pjesë e kontributit të BEI-it në Paketën Evropiane të Energjisë së Erës dhe është projektuar për të përshpejtuar më tej objektivin neto zero të BE-së duke nxitur inovacionin industrial, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Bordi ra dakord gjithashtu për 20,4 miliardë euro financime të reja për energjinë, transportin, biznesin, arsimin, ujin dhe investimet e zhvillimit rajonal në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën.
Vendimi vjen pas angazhimit të Bankës së BE-së për të siguruar një financim shtesë prej 45 miliardë eurosh për të mbështetur planin REPowerEU, i themeluar për të përshpejtuar dekarbonizimin e ekonomisë evropiane dhe për të mbështetur prodhimet më të fundit në teknologjitë strategjike neto zero.
“Kjo përfshin miratimin e financimit të ri për rindërtimin e rrugëve dhe urave në Ukrainë dhe përmirësimin e rrugëve të transportit hekurudhor drejt Ukrainës dhe Moldavisë”, thuhet në deklaratë.