Komuna e Prishtinës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e trotinetëve elektrikë në sheshet e kryeqytetit.
Këtë vendim e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, përmes një postimi në facebook.
“Me vendim të kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotineteve elektrike në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka shkruar Zogaj në facebook.