Në qendrën kryesore të Regjistrimit Civil, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike.
Qytetari i cili gjendjen brenda qendrës, u shpreh për Fol Drejt se persona të shumtë po vazhdojnë të presin, pavarësisht ndërprerjes së energjisë elektrike.
Që nga fillimi i vitit kjo qendër është frekuentuar më shpesh nga ana e qytetarëve, si rezultat i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Burimi i Fol Drejt ka bërë të ditur se nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike, por gjithsesi qytetarë po vazhdojnë të qëndrojnë në pritje./FolDrejt/