Në moshën e thyer 94 vjeçare, ka ndërruar jetë presidenti amerikan George H.W. Bush. Ai njihej si ushtar, burrë shteti dhe familjar. Karrierën e filloi si pilot u US-Navy, ndërsa më pas ngritja e tij nuk kishte të dalur – për të krijuar një dinasti të madhe politike në SHBA – mbase edhe më të njohurin dhe më të fuqishmen prej vitesh.
Gjatë periudhës së tij presidenciale u rihapën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. Mandati i tij zgjati katër vjet, pasi i humbi zgjedhjet nga presidenti Bill Clinton, shkruan foldrejt.com.
Djali i tij George W. Bush fitoi dyherë zgjedhjet presidenciale amerikane, kurse djali tjetër Jeb Bush ishte kandidat i republikanëve kundër Donald Trump.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë./Foldrejt.com