Kryeministri i Bahrejnit, që ka udhëhequr vendin prej shumë vitesh, ka ndërruar jetë sot në moshën 84 vjeçare, thanë nga oborri mbretëror i Pallatit, informon foldrejt.com.
Sheik Khalifa bin Salman ndërroi jetë në klinikën Mayo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bahrejni ka vendosur zi kombëtare brenda javës ku të gjithë flamujtë do valojnë në gjysmështizë.
Vlen të theksohet se Bahrejni është i vetmi vend i Gjirit arab që ka shumicë shia dhe që udhëhiqet nga monarkia sunite. Kjo ka sjellur shpesh protesta të dhunshme, që janë neutralizuar falë ndërhyrjes së Arabisë Saudite./Foldrejt.com