Një person i cili po trajtohej në QKUK ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima ishte përfshirë në një aksident më 6 korrik të këtij viti, ndërkaq ka ndërruar jetë dje.
Më tej bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar./FolDrejt/