Avioni ku ndodhej ministrja franceze e Kohezionit Territorial, Caroline Cayeux, shmangu një përplasje në momentin e fundit dhe ateroi jashtë pistës.
Avioni i kompanisë “Fly Amelia”, me 39 persona në bord, përfshirë ministren Cayeux, mbrëmë e zuri stuhia teksa përgatitej të ateronte në aeroportin Orly në kryeqytetin e Parisit, njoftoi “Le Figaro”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Piloti për një çast humbi kontrollin e avionit i cili u kaplua nga turbulenca dhe me vështirësi ateroi jashtë pistës në hapësirën e gjelbër. Më tej thuhet se avioni në momentet e fundit ka shmangur rrëzimin në tokë për shkak të stuhisë së fortë.
Ministrja Cayeux shkroi në llogarinë e saj në Twitter se avioni që doli nga pista gjatë uljes nga Rodez shkaktoi frikë dhe se nuk kishte të lënduar. Ajo falënderoi për mesazhet e mbështetjes.
Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin./FolDrejt/