Zëvendësministri për Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli, në një deklaratë për media ka theksuar se në të ardhmen do ndalohet me ligj përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse, shkruan foldrejt.com.
“Do të realizohet fushatë, do të japim subvencione me burime ekologjike, me rritjen e efikasitetit energjetik, me ndryshimin e furrave që i kanë prej qymyri, dhe besoj se do të kemi konsensus në Kuvend që me ligj të ndalojmë përdorimin e qymyrit për ngrohje”, tha Markadulit.
Shkupi, Prishtina dhe Sarajeva po vuajnë nga ajri tepër i ndotur, duke u shpallur edhe njëherësh tre kryeqytetet më të ndotura të Europës./Foldrejt.com