Edhepse Maqedonia nuk është ndonjë vend industrial potent si vendet perëndimore, qytetet e saj vijojnë të jenë ndër më të ndoturat në botë dhe Europë, shkruan foldrejt.com.
Stacionet matëse të ajrit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH), kanë regjistruar vlera të larta të grimcave PM10 dhe PM2.5, pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë.
Vlera shumë të larta të grimcave PM10 janë regjistruar në Qendër dhe grimcave PM2.5 në Tetovë, kurse vlera të larta të grimcave PM10 dhe PM2.5 janë regjistruar në Karposh, të grimcave PM10 në Rektorat, PM2.5 dhe PM10 në Butel dhe Manastir, PM10 në Tetovë, në Strumicë dhe Kavadarci, kurse Kumanova ka vlera të larta të grimcave PM2.5.
Nëse Manastiri ka termocentral dhe gjatë të ftohtit me mjegull është e kuptueshme ndotja alarmante e ajrit, atëherë lindën pyetja se pse Tetova dhe Shkupi janë akoma të tejndotura? Pse organet përkatëse shtetërore nuk marrin masa të gjejnë shkakun dhe të përmirësojnë njërën nga të drejtat themelore të taksapaguesve?/Foldrejt.com