Votimi me 80 vota për ndryshimet Kushtetuese në Maqedonia, që de fakto do të thotë ndryshimi i emrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka marrë jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare, shkruan foldrejt.com.
“Parlamenti i Maqedonisë lejoi ndryshimin e emrit të shtetit,” shkruan prestigjiozja gjermane “FAZ”. “Përkundër dështimit të referendumit, vetë fakti që mbi 90 përqind e tyre votuan për, u paraqit si fitore nga ana e qeverisë së Zoran Zaev.”
“Nga Maqedonia duhet të behet Maqedonia e Veriut,” është titulli i televizionit shtetëror zviceran “SRF”. “Qeveria e Zoran Zaevit me votimin parlamentar mundëson anëtarësimin e shpejtë në NATO.”
Parlamenti i Maqedonisë votoi për fillimin e procesit të ndryshimit të emrit,” shkruan media më e madhe britanike BBC, duke shtuar se Athina dhe Shkupi zyrtar pretendojnë trashëgiminë e Aleksandrit të Madh.