Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë është vendosur portreti i ish kryeministrit Nikolla Gruevski (48, OBRM-PDUKM), duke e shpallur si të kërkuar. Kjo ka ndodhur pasi ai duhej të paraqitej në burg prej 8 nëntorit, pasi Gjykata e Apelit kundërshtoi kërkesën për shtyerjen e vuajtjes së dënimit të burgut, njofton foldrejt.com. Poashtu policia pavarësisht se e ka kërkuar disa herë në shtëpi, nuk ka mundur ta gjejë.
Tashmë, në buletinin e kriminelëve të Maqedonisë, krahas emrave tjerë është edhe ai i Nikola Gruevskit. Sipas vendimit të drejtësisë maqedonase, Gruevski në këto momente do duheshte të ndodhet në burgun e Shutkës./Foldrejt.com