Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka folur sot me përfaqësuesit e Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestagun gjerman për shtysën e re për zgjerimin e Unionit, gjendjen e dialogut. dhe hapat e mëtejshëm.
Lajçak falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e punës së tij dhe rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Më herët gjatë ditës së sotme, Lajçak në platformën X (Twitter) njoftoi se ka diskutuar për dinamikën dhe marrëdhëniet aktuale të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe për valën e re të zgjerimit.