Policia e Maqedonisë njofton se ka sekuestruar një sasi prej 300 kg marihuanë është sekuestruar në Shkup.
Aksioni është zhvilluar nga Sektori për Punë të Brendshme, i cili pas urdhrit gjyqësor ka bastisur shtëpinë e personit me iniciale H.E 30 vjeç nga Shkupi.
Në njoftim thuhet se gjatë bastisjes policia ka gjetur 229 qese me rreth 300 kilogramë marihuanë, raporton Alsat-m, përcjell foldrejt.com.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit H.E do të ngrihet padi penale në Prokurorinë Themelore Publike për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.