Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi sot një ekspozitë për arritjet ruse në fushën e armëve, gjatë së cilës iu shfaq një simulim i një butoni për armë bërthamore, të cilin ai nuk pranoi ta shtypte.
Dizajni i bombës bërthamore sovjetike iu shpjegua presidentit rus dhe u shfaq një simulim i panelit të kontrollit, raporton Reuters.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Putini i ka kujtuar shpesh Perëndimit përmasat dhe aftësitë e arsenalit bërthamor të Rusisë, duke thënë se kushdo që përpiqet të nisë një sulm bërthamor ndaj Rusisë mund të fshihet nga faqja e dheut.