Në fshatin Mogillë të Kllokotit ka ndodhur një përleshje mes dy personave rreth një qeni, i cili është bërë arsye për eskalimin në përleshje fizike, ku si pasojë e së cilës ata kanë pranuar tretman mjekësor.
“Më 03.02.2023, rreth orës 13:00, policia ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ku dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike. Dy të përfshirët në rast kanë pranuar tretman mjekësor. Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.