Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, ku në të dyja gratë dyshohet që janë viktimë e dhunës, kurse sulmues burrat.
Në Prishtinë i dyshuari e ka rrahur ish-gruan e tij, kurse në Fushë Kosovë i dyshuari e ka rrahur gruan e tij, në të dy rastet viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, përcjell Fol Drejt.
Këto janë dy rastet, raporton policia transmeton Fol Drejt:
- Prishtinë, 16.01.2023 – 18:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Fushë Kosovë, 15.01.2023 – 23:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/