Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza në tre javët e fundit, është më i madh se i atyre që u vranë në konflikte të armatosura në mbarë botën çdo vit që nga 2019-ta, tha Save the Children.
Të paktën 3 mijë e 324 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori kur Izraeli nisi sulmet atje.
Ndërsa 36 kanë vdekur në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Al Jazeera.
Sipas raporteve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për fëmijët dhe konfliktin e armatosur, gjithsej 2 mijë e 985 fëmijë u vranë në 24 vende në 2022, 2 mijë e 515 në 2021, dhe 2 mijë e 674 në 2020 në 22 vende, thuhet në deklaratën e “Save the Children”./FolDrejt/