Është një shtet i vogël por me lobim të jashtëzakonshëm. Deri tani në Izrael janë vaksinuar plot 600 mijë persona, si në asnjë vend tjetër të botës, në kohën kur shumë shtete me madhësinë e saj presin në mars të vitit të ardhshëm vaksinat e para, informon foldrejt.com.
“Një injeksion i vogël për një burrë dhe një hap gjigant për të gjithë shëndetin tonë,” tha kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu, duke kujtuar fjalët e Niel Amstrong.
Vetëm gjatë të martës në Izrael u vaksinuan 152 mijë persona nga nëntë million banorë që ka shteti.
Pas Izraelit, shteti që ka vaksinuar më shumë shtetasit e saj është vendi arab Bahrejni, ndjekur nga Britania e Madhe. Gjermania që “shpiku vaksinën” ndodhet në vendin e 12./Foldrejt.com