Dhjetëra mijëra izraelitë demonstruan në tre qytete të mëdha kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të reformuar gjyqësorin.
Demonstruesit që u mblodhën në Tel Aviv, Jerusalem dhe Haifa akuzuan kryeministrin izraelit për minimin e demokracisë menjëherë pas rizgjedhjes së tij, raporton Reuters.
Duke krijuar një koalicion fetar-nacionalist me një shumicë solide parlamentare, Netanyahu, tani në mandatin e tij të gjashtë, dëshiron të frenojë Gjykatën e Lartë, gjoja me synimin për të balancuar tre degët e qeverisë./FolDrejt/