Qyteti gjerman Lörrach në vitin 2020 do ketë 50 000 banorë. Për këtë është e gëzyar kryetarja e qytetit Monika Neuhöfer-Avdic. Në mes të 2018 në këtë qytet gjerman jetonin 49 470 banorë, prej të cilëve një pjesë e madhe janë të me origjinë të huaj, shkruan ‘Süd Kurier’, përcjell foldrejt.com.
Pikërisht janë emigrantët ata që mbajnë në rritje popullësinë, pasi të rinjtë përbëjnë vetëm 8456.
Sa u takon të huajve në Lörrach jetojnë më së shumti italiane (2431), ndjekur nga turqit (736) dhe kosovarët (451), kursë më pas vijnë rumunët (361), zviceranët (354), sirianët (323), kroatët (272), rusët (221), polakët (181) dhe francezët (139)./Foldrejt.com