Në Klinë është arrestuar një person pasi dyshohet se e rrahu djalin e tij të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht djalin e tij (i mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.