Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka folur sot për çështjen e asociacionit, duke e përjashtuar variantin monoetnik.
Sipas tij, Kosova është shtet multietnik dhe si e tillë, s’mund të ketë Asociacion njëetnik, ka tha ai.
“Në ligjin për vetqeverisje lokale, është paraparë pjesa ku komunat mund të organizojnë asociacione, madje kjo pjesa e organizimit të tyre është e precizuar edhe me ligjin për OJQ”.
Sipas tij, gjithçka mund të ndodhë brenda këtyre kornizave.
Por ai e ka përjashtuar variantin monoetnik:
“Kosova është shtet multietnik, dhe në një shtet multietnik nuk mund të ketë Asociacion njëetnik. Ky është një qëndrim që tani më të gjithë e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj që kemi çka të shtojmë përtej kësaj për shkak se çkado që është ndërtuar deri më sot, është ndërtuar mbi frymën e një shteti multietnik, e nuk mund të dalim jashta frymës kushtetuese të Kosovës”.
Me këtë rast, Krasniqi ka shfaqur edhe një herë qëndrimin e prerë të ekzekutivit, për sa i përket kësaj çështje të ndjeshme./FolDrejt/