Deputetët opozitarë po e kritikojnë ashpër qeverinë aktuale, për sa i përket trajtimit të Policisë së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Sipas opozitarëve, pjesëtarët e policisë, nuk janë duke u trajtuar siç duhet, në kuptimin e pagave dhe kushteve të punës.
Sot në Kuvendin e Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, është duke u diskutuar draft-rezoluta për mbështetjen financiare të policisë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj tha ndër të tjera se “kurrë me keq nuk kanë qenë me pajisje”, e duke e vënë theksin te mungesa e mbështetjes së tyre nga qeveria.
Për më shumë, Qalaj ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që policët të ankohen për këpucë, deri me ardhjen e kësaj qeverie.
Sipas pjesës më të madhe të deputetëve opozitarë, meritore për ngritjen e kapaciteteve të policisë, ishin qeveritë paraprake.
Debati, ndërkohë, po vijon./FolDrejt/