Thuajse çdo dy ditë një i vdekur. Ky është bilanci për aksidentet në Maqedoni. Krahas të vdekurve të lënduar mbesin mbi 6000, shkruan foldrejt.com.
Nga Këshilli për siguri në komunikacion me rastin e 18 nëntorit Ditës botërore për përkujtim të personave që humbin jetën në aksidente apelojnë tek të gjithë organet e sigurisë që të ngrisin nivelin e vetëdijësimit dhe gjithë pjesëmarësit të tregojnë kujdes të lartë në komunikacion.
Pasqyrën e zezë në rrugë mund të ndryshojmë secili nga ne që jemi pjesëmarrës në komunikacion dhe të japim kontributin tonë. Sipas të dhënave në nivel botërorë brenda një viti 1.3 milion njerëz humbin jetën në aksidente komunikacioni.
Shkaku i aksidenteve rrjedh kryesisht nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe pirjes së alkoolit.