Kohëve të fundit ka filluar një fushatë për bojkotimin e produkteve serbe, fushatë kjo e cila ka rezultuar e suksesshme pasi që në shumë markete raftet e mallrave që e kanë origjinë Serbinë, kanë mbetur të paprekur nga konsumatorët.
Në shumë markete këto produkte kanë rënë në çmim më të lirë, madje në disa prej tyre ka pasur edhe të tilla si “1+1 gratis”.
E siç duket kjo i ka shtyrë dikë që të promovojë këto produkte që vijnë nga Serbia. Promovimi është bërë në mes të sheshit në Prishtinë duke shpërndarë falas Coca Cola serbe, e ndër të shumtë që merrnin pije gratis aty ishin fëmijët.
Gazeta Fol Drejt ka siguruar disa fotografi nga kjo shpërndarje që është bërë në shesh. /FolDrejt/