Shtetet e Bashkuara u goditën nga era më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë dhe një temperaturë prej minus 77 gradë Celsius në New Hampshire, njoftoi shërbimi i motit, ndërsa pothuajse 100 milionë njerëz në Amerikën e Veriut janë nën barrën e të ftohtit arktik, raportoi sot BBC.
Shërbimi Kombëtar i motit i SHBA-së (NWS) tha se shpërthimet e akullta të erës në malin Uashington në New Hampshire të premten dërguan temperatura deri në minus 77 gradë Celsius, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në mal.
Gati 100 milionë njerëz në të gjithë verilindjen e SHBA-së dhe Kanadasë janë prekur nga temperaturat jashtëzakonisht të ftohta, me autoritetet që paralajmërojnë se ngricat mund të shfaqen në më pak se 10 minuta, transmeton Fol Drejt.