Një rast i dhunës familjare dyshohet që ka ndodhur në Prishtinë.
Aty i dyshuari mashkull kosovar ka rrahur gruan e tij duke e bërë për spital atë.
I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.